Kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i ri i Himarës, Vangjel Tavo, kanë nisur diten me kafe e bisedime për punë buzë detit të Himarës.

Në foton e ndarë në Facebook nga Rama, ata shihen në një nga restorantet e zonës, ndërsa mbi tavolinë, Tavo mban një bllok shënimesh.

“Me Vangjelin, kryebashkiakun e Himarës, për punët në vazhdim, projektet e reja të këtij mandati dhe planin strategjik Himara2030 në Shqipërinë2030”, shkruan Rama.