Armando Broja është një nga emrat më të përfolur në merkaton e kësaj, vere, me sulmuesin e Kombëtares shqiptare që ende nuk po arrin dot të lirohet nga Chelsea.
Milan, Juventus, Everton, Wolves dhe Stuttgart deri tani janë në garë për shërbimet e 22-vjeçarit shqiptar, i cili nuk është në planet e trajnerit Maresca, por deri më tani asnjë ofertë nuk e ka bindur klubin blu.
I fundit që ka shfaqur interes për Brojën është klubi i sapongjitur në Premier League, Ipswich Town. Skuadra e re kërkon që të qëndrojë në elitën e futbollit anglez dhe për këtë mënyrë po përpiqet të krijojë një ekip të fortë në mënyrë që të arrijë këtë objektiv.
Pasi arriti të siguronte huazimin e Kalvin Phillips nga Manchester City, Ipswich ka bërë një tjetër ofertë huazim, kësaj radhe për Brojën. Gjithsesi, pengesa e vetme vazhdon të jetë Chelsea. “Blutë” e Londrës nuk duan ta huazojnë yllin e Kombëtares shqiptare, teksa nuk ulin as pretendimet për të, nga i cili kërkojnë plot 30 milionë euro.