Një vrasje u shënua rreth orës 10:40 minuta në hyrje të qytetit të Rrëshenit.Viktima është identifikuar Martin Bardhi i cili kishte pak kohë që ishte liruar nga burgu.

Dy persona mendohet se janë përfshirë në vrasjen e tij.

Në mars të 2023 Martin Bardhi u arrestua pasi u akuzua se qëlluan me armë drejt makinës së nipit të Kastriot Reçin, Saimir Reçi. Në atë kohë u shpall në kërkim djali i tij Enrik Bardhi.

Saimir Reçi është nipi i Kastriot Reçit të ekzekutuar në 2020.