Komisariati i Policisë Gjirokastër arrestoi në flagrancë shtetasin Dh. M., 25 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi ka ushtruar dhunë fizike, ndaj familjarëve të tij.
Gjithashtu referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetaset:
-V. K., 38 vjeçe, banuese në Gjirokastër, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike, ndaj vajzës së saj.
-Z. G., 58 vjeçe, banuese në Greqi, pasi dyshohet se ka ndezur zjarr nga pakujdesia, dhe si pasojë e përhapjes së flakëve, është djegur një sipërfaqe e vogël toke.
-Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin Q. Sh., banues në Gjirokastër, pasi duke drejtuar automjetin, ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Si pasojë e daljes nga rruga është dëmtuar ky shtetas, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.