Ka nisur tubimi për vrasjen e Egli Progës në sheshin Skënderbej. Ashti siç ishte njoftuar tubimi nisi në orën 19:30. Qytetarë të shumtë janë mbledhur në shesh ndërsa mbajnë në duar pankarta. Gjithashtu e pranishme në këtë tubim është edhe motra e 42-vjeçarit.

Protestuesit mbajnë në duar foton e Egli Progës, por edhe pankarta të ndryshme si “A fshihet e vërteta?”, “Kërkojmë drejtësi” etj. Ky tubim do të mbahet nga sheshi “Skënderbej” deri te Kryeministria. Qytetarët kanë nisur nga sheshi drejt kryeministrise ndërsa mbajnë një pankartë të madhe ku shkruhet “Kundër gangove me pushtet”.