Një i moshuar u gjet i pajetë mëngjesin e sotëm në fshatin Zhapokikë 2 të bashkisë Memaliaj.. Dëshmitarë të rastit kanë gjetur të pajetë trupin e Faik Hajdini 72 vjeç, banor i këtij fshati ku kane vënë në dijeni policinë. Burime policore nga terreni konfirmojnë se 72 vjeçari Faik Hajdini është vrarë.
Nga konstatimet paraprake në trupin e të ndjerit, janë konstatuar dy goditje në qafë dhe në kokë ku plaga në qafe ka shkaktuar hemorragji çka ka shkaktuar vdekjen.
Goditjet kanë qenë me mjete prerëse sëpatë apo thikë. Terreni shumë i vështirë në përrua ku gjendet trupi i te ndjerit, ka bërë që në vendngjarje të shkojnë specialistët e grupit hetimor për të dalë në përfundime konkrete.
Komunikata e policise
Veprimet e shpejta profesionale dhe hetimore në vendngjarje, të kryera nga grupi i posaçëm hetimor bëjnë të mundur zbardhjen e rrethanave dhe shkakut të humbjes së jetës së 72-vjeçarit dhe identifikimin e autorit të dyshuar të vrasjes së tij. Me qëllim ruajtjen e sekretit hetimor dhe kapjen e autorit të dyshuar nuk po bëjmë publike gjenealitetet e tij, deri në momentin e kapjes dhe arrestimit.
Nga veprimet e deritanishme hetimore dhe nga ekspertiza paraprake mjekësore, në trupin e 72-vjeçarit janë konstatuar dëmtime të dyshuara të shkaktuara me mjet prerës.
Këto dëmtime dyshohet se janë bërë shkak për humbjen e jetës së shtetasit F. A. Shërbimet e Policisë vijojnë kontrollet në terren dhe në ambiente ku dyshohet se mund të fshihet autori. Nderkohë, grupi i posaçëm hetimor, në drejtimin e Prokurorisë së Gjirokastrës, po punon për dokumentimin e plotë ligjor të rastit.
Ngjarja u vlerësua maksimalisht nga ana e Policisë dhe u punua me profesionalizëm, angazhim i cili çoi në zbardhjen e ngjarjes. Të gjitha veprimet në terren janë drejtuar dhe ndjekur nga Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër, së bashku me 2 zëvendësdrejtorët e DVP Gjirokastër, Shefin e Seksionit të Krimeve të Rënda, Shefin e Komisariatit të Policisë Tepelenë, Shefin e Stacionit të Policisë Memaliaj dhe me drejtues të tjerë të DVP Gjirokastër.