Plagosi me mjet prerës (thikë), një 38-vjeçar, gjatë një konflikti për motive të dobëta, shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e autorit të dyshuar.

Në vendin e quajtur “Ura e Lumit” , Gjirokastër, në një servis automjetesh, gjatë një konflikti të çastit për motive të dobëta, shtetasi E. N., 25 vjeç dyshohet se ka plagosur me mjet prerës (thikë), shtetasin D. S., 38 vjeç, banues në fshatin Picar, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Shërbimet e Policisë po punojnë për kapjen e 25-vjeçarit.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes