Një zjarr i madh ka rënë në Lushnjë, ku u rrezikuan edhe banesat.

Sera të shumta gjithashtu janë djegur dhe më shumë se 40 hektarë të mbjella. Në ndihmë të zjarrfikësve janë angazhuar edhe banorë të fshatit Kadiaj, ku ndihmuan për të vënë zjarrin nën kontroll me pompa uji që përdornin për të vaditur serat, ullinjtë e pemët.

Ata kanë ndihmuar për të shuar zjarrin dhe me mjete rrethanore zjarri ka djegur një sipërfaqe të madhe të tokave.