Fluksi i lartë i automjeteve gjatë ditëve të verës ka sjellë gjithashtu dhe shumë shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor.

Policia raporton se në të gjithë vendin gjatë javës që lamë pas, janë arrestuar plot 56 persona të cilët janë kapur duke drejtuar automjetet e tyre në gjendje të dehur ose pa patentë.

Gjithashtu raportohet se janë vendosur mbi 22 mijë gjoba dhe janë pezulluar 161 leje drejtimi.