Një zjarr masiv ka përfshirë një magazinë të përpunimit të lëndëve drusore në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë. Mësohet se pesë zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje në zonën e Qafës së Sokolit, pranë rreth rrotullimit të Çermës, për të vënë flakët nën kontroll. Shumë pranë magazinës gjenden dhe banesa dhe lokale të cilat rrezikojnë nga flakët.
Momentalisht mësohet se nuk ka lëndime në njerëz, por dëmet materiale janë të shumta. Gjithashtu bëhet me dije se flakët janë përhapur me shpejtësi, për shkak të erës së fortë, duke bllokuar edhe qarkullimin e automjeteve në aksin rrugor Lushnjë-Rrogozhinë.