Edgar Paez, presidenti i Tigres FC, një klub futbolli që aktualisht luan në divizionin e dytë kolumbian, u vra. Edhe pse nuk dihen motivet e krimit, tashmë janë zbardhur disa detaje nga ngjarja fatkeqe.

Paez, i cili në të kaluarën kishte mbajtur postin e drejtorit të Independiente Santa Fe, kishte qenë i pranishëm në ndeshjen në të cilën skuadra e tij humbi 3-2 ndaj Atletico de Cali.

Sipas njoftimeve të policisë, kur ishte duke udhëtuar me vajzën e tij, u ndalua nga vrasës me pagesë me motor, të cilët e qëlluan disa herë. Natën e 23 shtatorit, disa orë pasi u zhvillua ndeshja e lartpërmendur në stadiumin “Techo” të Bogota, në media filluan të qarkullonin zërat për vdekjen e presidentit të një klubi futbolli kolumbian.

Por askush nuk guxoi të jepte informacion të plotë apo të konfirmonte se çfarë kishte ndodhur në këtë incident të fundit dhune rreth futbollit kolumbian. Mirëpo gazetari Oscar Ostos ka dhënë lajmin e rëndë, bashkë me detajet e para të krimit. Kjo ishte gjëja e parë që u njoh, nga versionet që dolën nga i njëjti klub futbolli:

“Dy lojtarë të Tigres, të divizionit të dytë, më thonë se Edgar Paez, president dhe pronar i ekipit nga Bogota, vdiq këtë të shtunë. Kjo ndodhi pas ndeshjes… Edgar ishte me një nga vajzat e tij në momentin e sulmit”, – ka shkruar gazetari.

Fillimisht u raportua se Edgar Paez shoqërohej nga vajza e tij në makinë dhe është kapur nga një motoçikletë me dy persona, gjë që ka ndodhur rreth orës 18:15 (koha e Kolumbisë). Më pas ka ardhur raporti i Policisë Kombëtare, në të cilin detajohet se kanë qenë tri të shtëna fatale që i kanë dhënë fund jetës këtij njeriu.