Tre raste të reja janë konfirmuar me virusin Ethet e Nilit, duke e çuar në pesë numrin e të prekurve në qarkun e Elbasanit.

Te prekurit po ndiqen nga specialistë të ISHP, ku deri tani gjendja e tyre shëndetësore paraqitet stabël, pa rrezik për jetën.

Dy rastet e para në Elbasan u konfirmuan në fshatrat Gjergjan dhe Jagodinë. Aktualisht të dy të shëruar.

Institucionet e shëndetit publik dhe ato vendore kanë marrë masa për dezinfektimet e zonave të prekura.