Kryeministri Rama zgjodhi Rezidencën Qeveritare në Dajt për vijuar traditën e mbledhjeve informale të qeverisë pas pushimeve të verës.

Mbledhja përfundoi rreth orës 18:30, pas gati tetë orësh diskutime. Kryeministri Edi Rama dhe ministrat e kabinetit qeverisës u larguan nga Rezidenca pa dhënë asnjë deklaratë për mediat.

Fokusi i kësaj mbledhje lidhej me mënyrën se si do të komunikojë kabineti qeverisës, me qytetarët para dhe gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet parlamentare 2025.

Krahas ministrave, iu bashkuan mbledhjes edhe Kryetarët e komisioneve parlamentare, Kryetarja e kuvendit Elisa Spiropali, Nënkryetari i kuvendit Bledi Çuçi, bashkë me kryetarin e  grupit parlamentar të PS-së, Niko Peleshi si dhe Drejtorët e institucioneve në varësi të Kryeministrisë.

Kjo mbledhje ishte e konceptuar në katër blloqe për çështjet Sociale ato të Sigurisë dhe Blloku i Drejtorëve.

Pjesa më e rëndësishme e mbledhjes lidhej me komunikimin, nga ku çdo ministri paraqiti propozimet e detajuara, kjo në funksion të zgjedhjeve 2025.

Kjo mbledhje e qeverisë në Dajt, i paraprin asaj të asamblesë së re socialiste të dielën e ardhshme në Durrës, nga ku pritet zgjedhja e sekretariatit të PS.

Nuk përjashtohet mundësia që kryesocialiti Edi Rama, të ndërmarrë një rokadë mes drejtuesve politik të PS-ë në 12 qarqet e vendit.