Plagosen me armë zjarri tip kallashnikov dy persona në “Don Bosko” në Tiranë.
Të plagosurit janë Kastriot Elezi 45 vjeç dhe Ronaldo Metushi 22 vjeç. Ky i fundit është plagosur në këmbë, ndërsa ende nuk dihet gjendja e tyre shëndetësore.
behet me dijhe se autori është larguar me motor pasi ka qëlluar mbi dy personat.
“Më datë 03.09.2024, në Don Bosko, në afërsi të OSHEE, janë plagosur me armë zjarri shtetasit K. E., 45 vjeç, dhe R. M., 22 vjeç, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve”, sipas policisë.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave, identifikimin dhe kapjen e autorëve të dyshuar.
Sipas dëshmitarëve, autori mbante një kapele në kokë.