Në konferencën e parë për median si ministër i Financave Petrit Malaj prezantoi sfidat dhe prioritetet e tij në krye të këtij dikasteri. 

Ministri i Financave, Petrit Malaj deklaroi sot se deri në fund të vitit parashikohet ulje e nivelit të borxhit me 0.7 % krahasuar me vitin 2023, duke çuar atë në nivelin 58.2 %.

Sfidë personale e tij por dhe e qeverisë mbetet adresimi i cështjes së pensioneve.

Një nga cështjet me të cilën po punojmë me minsitrinë e Ekonomisë e brenda muajit tetor do të kemi definuar dicka jo vetëm për pensionet port ë gjithë skemës që nuk është në të mirën e saj

Sa i takon kthimit të tatimit të parapaguar nga profesionet e lira pas vendimit të gjykatës Kushtetuese, Ministri i Financave tha se do t’i kërkohet gjykatës saktësim se cfarë do të ndodhë me fondet e mbledhura.

Kursi i këmbimit?
Kursi i këmbimit ka penalizuar financat tona, sidomos nga dogana, por ka favorizuar në borxhin e nivelit të jashtëm” tha Malaj.

Pensionet? 

“Sfidë personale do të jetë adresimi i çështjeve të pensioneve, një çështje që na përket të gjithëve, pa ngjyrim majtas apo djathtas. Po punojmë edhe me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit për të gjithë skemën e pensioneve, e cila nuk është në ditët më të mira të saj. Na duhet një skemë vizibile që siguron pesione më të larta për njerëzit. Problem është skema aktuale e pensioneve që do të duhet ta rishikojmë.  Kemi ngritur grupet e punës dhe po punojmë me ekspertë të Bankës Botërore”, tha ai.

Disa statistika

Duke folur për ekonominë tha se kemi mbi 7 mijë biznese me shumë se vjet. 13 mijë vende të reja pune me shumë se në 7 muajit e vitit të kaluar. Kemi 8900 persona me shume në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore

Sfidat si minister?
Përmirësimi i stabilitetit makroekonomik dhe administrimi prudent i buxhetit të shtetit dhe borxhit publik 
Në fokus është përmirësimi i mbledhjes së të ardhurave, dhe alokimi i investimeve publike në ato sectorë që kanë kontributin më të madh në ekonomi.
Në drejtim të mbledhjes së të ardhurave, faktor të rëndësishëm do të luajë dixhitalizimi, përfshirja e inteligjencës artificiale, projekt për të cilin po punohet me Microsoft.
Shpenzimet buxhetore do të orientohen e kanalizohen atje ku ka nevoja sociale, pa humbur fokusin në investimet në sektorë prioritare”,

Kjo është dalja e parë para medias e Petrit Malaj si ministër i Financave.

Ministri i Financave deklaroi se brenda muajit do të bëhet publike sa do të jetë tatimi për rivlerësimin e pronave.

Kursi i këmbimit?

Kursi i këmbimit ka penalizuar financat tona, sidomos nga dogana, por ka favorizuar në borxhin e nivelit të jashtëm” tha Malaj.