Fabrika e prodhimit të plastikës ‘Albplastik’ në zonën e ish Metalurgjikut u përfshi nga flakët sot pasdite.
Rreth orës 15:00, në ish-kombinatin metalurgjik, në një fabrikë plastike, ka rënë zjarr dyshohet prej një shkëndije elektrike, informoi sot policia.
Rreth orës 15:00, në ish-kombinatin metalurgjik, në një fabrikë plastike, ka rënë zjarr dyshohet prej një shkëndije elektrike.
Në vendngjarje ndodhen shërbimet e Policisë dhe të zjarrfikëses, të cilat po punojnë për shuarjen e flakëve, nga të cilat janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.
Zjarrfikësit ndodhen në vendin e ngjarjes.
Komandati i forcave zjarrfikëse Arben Cara në orën 16:00 bëri të ditur se zjarri po izolohet dhe se nuk ka rrezik përhapjeje. Në ndihmë të zjarrfikëses nga Elbasani kanë shkuar zjarrfikëse dhe nga bashkitë e tjera të qarkut por dhe nga Tirana.