Komisariati i Policisë Gjirokastër nga kontrollet e vazhdueshme për kultivimin e bimëve narkotike, në fshatin Fushëbardhë, në vendin e quajtur “Gryka e Skotinisë” ka konstatuar dhe asgjesuar 63 bimë të dyshuar narkotike cannabis sativa, të kultivuara në një terren të vështirë. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ëve të këtij rasti.

-Komisariati i Policisë Tepelenë referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin A. Sh., 27 vjeç, banues në fshatin Vasjar, Memaliaj, pasi nuk i është bindur punonjësve të Policisë për të ndaluar.

-Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për shtetasit:

  • Xh. Xh., 29 vjeç, banues në Këlcyrë, pasi ditën e djeshme, në aksin rrugor “Tepelenë-Gjirokastër”, automjeti që drejtonte ky shtetas, është përplasur me 2 automjete të tjera. Si pasojë kanë mbetur të dëmtuara lehtë 2 shtetase.
  • A. M., 29 vjeç, banues në Turqi, pasi në aksin rrugor “Ura e Leklit-Këlcyrë”, dyshohet se duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi, ka humbur kontrollin dhe motomjeti është përplasur me barrierën anësore të rrugës. Për pasojë është dëmtuar lehtë pasagjerja.
  • M. K., 19 vjeç, banues në Gjirokastër, pasi u konstatua duke drejtuar motomjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.