Sipas deputetit të PD-së, Ervin Salianji, largimi i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit nga posti ka qenë i detyruar, duke theksuar se “ai është shkarkuar me ceremoni”.
“Jam i bindur që është shkarkim me ceremoni. Largimi i detyruar, ka pasur një drejtor të përgjithshëm dy vite më para që nuk pranoi të jepte dorëheqje, është e njëjta skemë.
Tre drejtorët e fundit, Ardi Veliu, e detyruan të dorëhiqej dhe e shpërndau letrën ministria, e patë që nuk dinte të shkruante. Gjithashtu edhe Gledis Nano, doli lajmi se u dorëhoq dhe doli e tha që se kam dhënë dorëheqjen. Sot kemi dy drejtorë të përgjithshëm që paguhen me taksat e shqiptarëve”-u shpreh Salianji