Te shtëna me armë zjarri raportohen në Kurjan të Roskovecit.
Paraprakisht, dyshohet për dy viktima, ndërkohë që pritet më shumë detaje për ngjarjen që tronditi fshatin Kurjan këtë të martë.
Autori i dyshuar i ngjarjes është Altin Kuka, 49 vjeç, ndërsa viktimat Gramoz Kurtaj dhe Vladimir Kurtaj. Aktualisht, janë ngritur pika kontrolli hyrje dhe dalje të Fierit.