Shqipëria thyhet në “Air Albania”, fortesën e pamposhtur të kuqezinjve që nga nëntori i vitit 2022. Skuadra e drejtuar nga Silvinjo është mposhtur me rezultatin 1-0, duke humbur mundësinë për ttë marrë kreun e grupit.

Gjeorgjianët realizuan golin e vetëm të këtij takimi në minutën e 71. Koçorashvili gjeti hapësirë dhe me një goditje nga 30 metra la në vend Strakoshën, duke gjetur golin e avantazhit për të tijtëPjeesa e parë u mbyll në barazim 0-0.

Kuqezinjtë e nisën menjëherë në sulm, pasi në minutën e 3, Hysaj pasoi nga e djathta për Manajn, por gjuajtja e tij u bllokua nga mbrojtësit gjeorgjianë.

2 minuta më vonë, Çakvetadze nga e djathta kaloi Mitajn dhe pasoi për Kvaran, por Kumbulla largoi rrezikun.

Në minutën e 12, Hoxha nga e majta hyri drejt qendrës dhe lëshoi një gjuajtje të fortë, por pa gjetur katërkëndorin e gjeorgjianëve.

4 minuta më vonë, Kiteishvili provoi nga distanca, pa gjetur portën e mbrojtur nga Strakosha.

Në minutën e 21, Asllani tentoi një skemë në goditje dënimi, harkimi i tij drejt Ismajlit u ndal nga Mamardashvili, para se arbitri të sinjalizonte pozicionin jashtë loje.

4 minuta më vonë, rast i rrezikshëm për miqtë me një top nga e djathta që fatmirësisht nuk u devijua nga Kvaratshkelia para portës.

Në minutën e 29, Asllani provoi të surprizonte gjeorgjianët, gjuajti nga distanca, por nuk pati saktësinë e duhur.

Në minutën e 35, Asani nga e djathta gjeti hapësirën për të nisur stopin drejt qendrës, por Mamardashvili ishte në pozicion dhe kontrolloi topin.

2 minuta më vonë, Arbër Hoxha nga e majta provoi me një tjetër gjuajtje nga distanca, por topi nuk mori trajektoren e duhur drejt portës.

Me këtë fitore, Gjeorgjia mban e vetme kreun e grupit B1 me 6 pikë, ndërsa ndiqet nga Shqipëria dhe Çekia me 3 pikë dhe mbyll klasifikimin Ukraina me 0 pikë.

Ndeshjen e ardhshme, Shqipëria do ta luajë në Pragë përballë Çekisë, ndërsa Gjeorgjia do të ndeshet me Ukrainën në transfertë. Të dyja këto takime do të luhen më 11 tetor.