Gazetarja:A do t’u përgjigjeni pyetjes së prokurorëve të posaçëm?
Sali Berisha: Të garantoj që në Shqipëri dhe në të gjithë botën, nuk ka klind as dje as sot, ai që mund të gjejë një fakt apo provë të vetme të korrupsion të Sali Berishës
Sali Berisha: Jam sot për t’u paraqitur atyre zotimin solemn se Edi Rama, jo që nuk do të marrë dot në këtë mënyrë mandat të katërt, por shumë shpejt do ta lëshojmë me djersën e turpit në tokë.
Prokuroria politike e Edi Ramës, SPAK, bazuar në kallëzimin e rremë të kreut të grupit parlamentar të PS dhe ish-ministrit të Brendshëm, Taulant Balla ka hetuar Sali Berishën në tre breza dhe deri te mbesat në një kohë kur ato nuk kishin lindur ende.
Me urdhër politik, mercenarët e prokurorisë politike të Ramës, mbajnë në arrest liderin e opozitës prej 255 ditësh, pa asnjë bazë, por me dëshirën e Edi Ramës, me kërkesën publike dhe jopublike të zyrtarëve dhe diplomatëve të korruptuar të një vendi mik si Mc Gonigal dhe të tjerë. SPAK, më dosjen Partizani krijoi një piramidë mashtrimi, kreu shkelje kushtetuese të përsëritura dhe la në burg të paligjshëm Sali Berishën, me qëllim për t’i shërbyer Ramës. Nga ky hetim që zgjati 4 vite, sa një luftë botërore, nuk zbuloi asnjë shkelje.