Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka reaguar pas disa lajmeve të publikuar në mediat serbe se presidenti serb Aleksandër Vuçiç do të shpallë Kosovën një territor të pushtuar.
Mediat serbe raportojnë se një presidenti i Serbisë ka paralajmëruar një konferencë për shtyp që pritet të mbahet ditën e sotme rreth orës 18:00.
‘Në tavolinë është opsioni i shpalljes së okupimit të një pjese të territorit të Republikës së Serbisë, që sjell pasoja të shumta, duke përfshirë përgatitjet për kthimin e zonave të okupuara, për shkak të terrorit me të cilin po përballet populli ynë në Kosovë dhe Metohi prej vitesh dhe që është përshkallëzuar ditët e fundit”, raportojnë mediat serbe.
Ndërkohë, lidhur me këto deklarata ka reaguar presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, e cila i ka cilësuar kërcënimet e presidentit serb të njëjta me ato të Sllobodan Millosheviç.
Ajo theksoi se është njoftuar SHBA dhe BE.
“Unë e kuptoj se motivi prapa përkrahjes së Serbisë është motiv për ta afruar atë me BE-në, që do të ishte në interes të të gjithë rajonit tonë, por nuk po del të ketë sukses, pasi Vuciqi po vazhdon me kërcënimet e tij të stilit Millosheviqian dhe planet e tij të stilit të Putinit. Të gjitha këto që i deklaron në baza ditore, unë komunikojë me liderë nga Evropa, Shtetet e Bashkuara dhe shtete të tjera. Të gjitha këto shtete demokratike janë të interesuara që ta ndihmojnë Kosovën që ta mbrojmë sovranitetin tonë, t’i mbrojmë arritjet e përbashkëta”, tha Osmani për Klan Kosova.