Gjatë sezonit veror, për shkak të fluksit të shtuar të automjeteve, Policia Rrugore ka rritur prezencën dhe ka përforcuar kontrollet dhe monitorimin, me fokus rritjen e parametrave të sigurisë rrugore dhe parandalimin e çdo lloj shkeljeje që mund të çojë në aksidente.

Si rezultat, gjatë 3 javëve të muajt shtator ✅ janë arrestuar në flagrancë 3 drejtues mjetesh dhe janë proceduar penalisht 12 të tjerë, për veprat penale “Drejtimi i mjeteve në mënyrë të parregullt” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, duke përdorur mjetet inteligjente, gjatë 3 javëve të muajit shtator ✅ janë vendosur 1850 masa administrative, të ndara konkretisht:

✔583 për shpejtësi mbi normat e lejuara;
✔5 për përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit;
✔68 për mosvënie të rripit të sigurimit nga drejtuesit e automjeteve;
✔11 për mosvendosje të kaskës mbrojtëse nga drejtuesit e motomjeteve;
✔10 për drejtim mjeti pas përdorimit të pijeve alkoolike;
✔319 për parakalime të gabuara;
✔633 për parkime të gabuara;
✔221 për shkelje të ndryshme të Kodit Rrugor.

Kontrollet e shtuara nga Policia do të vijojnë, në të gjitha akset rrugore urbane, interurbane dhe rurale, si edhe duke përdorur të gjitha mjetet bashkëkohore logjistike, me qëllim rritjen e parametrave të sigurisë rrugore.

Policia e Rrugore e DVP Gjirokastër apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.