Komisioni Vlerësues Ad-Hoc për graën e hapur për zgjedhjen e drejtorit të ri të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, pas dorëheqjes së Muhamet Rrumbullakut, po zhvillon sot seancën e dëgjesës dhe intervistimin e 11 kandidatëve të mbetur në konkurrim, pas eliminimit të 4 të parëve nga gara më 23 Shtator.

Kjo dëgjesë po bëhet në Ministrinë e Brendshme dhe shoqëron fazën e selektimit, verifikimit, intervistimit dhe testimit të kandidatëve aspirues për postin më të lartë të gradës Drejtues Madhor. Procesi dhe intervistomi monitorohet gjithashtu nga faktori ndërkombëtar dhe Ambasada e SHBA-ve në Tiranë.

Kandidatët po intervistohen sipas rendit alfabetik, ku secili për emrave ka në dispozicion 30 minuta për të dhënë shpjegime mbi pyetjet që ngrihen në disa shtylla. Ky proces pritet të përfundojë sot në orën 15:00 dhe më pas Komisioni t’i dorëzojë vlerësimin me sistemin e pikëve renditjen e listës së emrave të 11 kandidatëve.

Gara zhvillohet mbështetur në ligjin e ri për Policinë e Shtetit. Kriteret janë disa, si karriera jo më pak se 10 vite punë, 5 vitet e fundit ushtrim detyrë pa ndërprerje (kriter që skualifikoi edhe Shemsi Premçin), grada, eksperienca, lidhjet, precedentët e mundshëm dhe sigurisht procesi i Vettingut.

Kandidatët e favorizuar deri tani sipas karrierës dhe gradës shihen Rebani Jaupi, Ardian Çipa, Pëllumb Seferi, Idajet Faskaj, Skënder Hitaj dhe Ilir Proda, por mund të jetë edhe një emër surprizë.

Brenda kësaj jave, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, deklaroi në mbledhjen e Komisionit të Sigurisë të hënën, se do t’i propozojë Këshillit të Ministrave kandidatin për postin e drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit.

Kandidatët verifikohen edhe nga Prokuroria. Katër të skualifikuarit e parë, të hënën (23 Shtator) ishin ish-drejtori i SHKB-së, aktualisht pedagog, Sami Rasha, ish-drejtori i policive në disa qarqe dhe i Emergjencave Civile, aktualisht pa detyrë, Shemsi Prençi, Ibrahim Disha dhe Hajrulla Xhivini.

Ndërkohë vijon verifikimi për 11 kandidaturat e; Adriatik Tafçiut, Altin Menës, Ardian Çipës, Lutfi Minxhozit, Gentjan Shehajt, Idajet Faskajt, Ilir Prodës, Skënder Hitës, Neritan Nallbatit, Pëllumb Seferit dhe Rebani Jaupit.

Dirën e sotme, ministri i Brendshëm Ervin Hoxha pati edhe një takim me ambasadorin e e Spanjës në Tiranë, në kuadrin e marrjes së detyrës së re prej tij, teksa më herët ka pasur takime edhe me diplomatë të tjerë të akredituar në Shqipëri.

Lista e kandidateve sipas rendit alfabetik

1 – Adriatik Tafçiu – Shef sektori Policia e Shtetit 
2- Altin Mena – Zv/drejtor policie në Lezhë
3- Ardian Çipa – Drejtor policie në Gjirokastër
4- Gentjan Shehaj – Drejtor i kurrikulave në Akademi
5- Hajrulla Xhivini – Ish/drejtues policie   – I skualifikuar
6- Ibrahim Disha – Ish/drejtues policie ish/drejtues policie ish/drejtues policie – I skualifikuar
7- Idajet Faskaj – Drejtor i Interpol
8- Ilir Proda – Drejtor policie në Elbasan
9- Lutfi Minxhozi – Drejtor i Europol
10- Neritan Nallbati – Drejtor i policisë kriminale 
11- Pëllumb Seferi – Drejtor i marrëdhënieve ndërkombëtare 
12- Rebani Jaupi – Drejtor për rendin dhe sigurinë 
13- Sami Rasha – Pedagog në Akademinë e Sigurisë -I skualifikuar
14- Shemsi Prençi – Ish/drejtues policie – I skualifikuar
15- Skënder Hitaj – Drejtor i policie në Durrës