Komisioni i Venecias ka pranuar kërkesën e Kuvendit të Republikës së Shqipërisë, përcjellë nga kryeparlamentarja, Elisa Spiropali drejtuar Presidentes së këtij Komisioni, Claire Bazy Malaurie në 13 Shtator për mandatin e deputetes socialiste, Olta Xhaçka.Nëpërmjet saj kërkohet opinion në lidhje me raportin midis demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe deyrimit për zbatimin e vendimeve të Gjykatës Kushtetuese.

Në përgjigjen e saj, Presidentja e Komisionit të Venecias ka shrkuar se kjo çështje është vendosur për shqyrtim në mbledhjen e Komisionit të datës 6-7 dhjetor 2024.

“E dashur Kryetare,

Ju faleminderit për letrën tuaj të datës 13 shtator 2024, me anë të së cilës kërkoni opinionin e Komisionit të Venecias për raportin ndërmjet demokracisë përfaqësuese parlamentare dhe vendimeve detyruese të Gjykatës Kushtetuese, në kuadrin e rolit të Kuvendit në shqyrtimin e mocioneve për papajtueshmërinë e mandatit të deputetit.

Nëpërmjet kësaj letre konfirmoj gatishmërinë e Komisionit të Venecias për të përgatitur këtë opinion për miratim në seancën plenare të 141-të (6-7 dhjetor 2024).

Dëshiroj t’ju shpreh mirënjohjen time për besimin ndaj Komisionit të Venecias.

Juaja sinqerisht, Claire Bazy Malaurie.”