PD ka njoftuar se do të dalin në protestë kombëtare më 6 tetor.

Demokratët u mblodhën mbrëmjen e sotme në selinë e PD pas vendimit të Gjykatës së Apelit, e cila dënoi me një vit burg deputetin Ervin SalianjiTema kryesore e këtij takimi kanë qenë hapat e ardhshëm të opozitës pas dënimit të Salianjit. Deputetja Ina Zhupa theksoi nevojën për një protestë të pandalshme dhe të qëndrueshme, duke e cilësuar atë si një domosdoshmëri.

“Nuk protestojmë as për Salianjin, as për Sali Berishën, por për çdo qytetar që sot është më i frikësuar se kurrë,” tha Zhupa.Ndër të tjera, demokratja e e quajti misionin e opozitës si historik, duke shprehur nevojën për të luftuar frikën dhe për të qenë në krye të revoltës.

“Protesta e pandalshme dhe e qëndrueshme është një domosdoshmëri. Ne nuk protestojmë as për Salianjin, as për Sali Berishën, por për çdo qytetar që sot është më i frikësuar se kurrë. Frika mban diktaturat në këmbë, dhe sot po mbillet frika te shqiptarët. Ne kemi një mision historik për ta mposhtur frikën e qytetarëve dhe për të qenë në krye të revoltës.

Këto fabrikime të tmerrshme, të ngjashme me ato të Enver Hoxhës, janë thikë mbi kokat e çdo shqiptari. Deputetët duhet të jenë në ballë, në parlament, në rrugë. Dënimi sot, duke krijuar precedentin e parë në vend me burg për kallëzim të rremë, tregon qartësisht arrogancën e pushtetit. Arroganca do përballje, vendosmëri dhe qëndresë të palëkundur. Nuk na intereson karrigia po nuk mbrojmë kushtetutën dhe të drejtat themelore të qytetarëve.

Sot kemi marrë mesazhe pafund nga qytetarët. Nuk duhet të llogarisim numrat që do të jenë në protestën e parë ose të dytë, por duhet të llogarisim që të jemi të parët në betejë dhe qytetarët do na bashkohen. Kjo lidhet edhe me vendimin tonë politik për një qeveri teknike”, u shpreh ZhupaNga ana tjetër, Agron Gjekmarkaj e theksoi rëndësinë e një reagimi të menjëhershëm për situatën e Salianjit, duke kërkuar zhvillimin e diçkaje simbolike që nesër.

Ai u shpreh se, nëse Partia Socialiste do të kishte përjetuar një situatë të ngjashme kur ishte në opozitë, do të kishte pasur reagime të menjëhershme nga ndërkombëtarët.

Gjekmarkaj theksoi se PD është ende shumë të vakët me ndërkombëtarët, dhe se duhet të bëjnë një përpjekje të madhe.

“Ne jemi ende shumë të vakët me ndërkombëtarët,” tha Gjekmarkaj. “Të bëjmë diçka simbolike nesër, sepse po t’i ndodhte PS-së kjo kur ishte në opozitë, do të kishte reaguar i gjithë faktori ndërkombëtar. Ne jemi ende shumë të vakët me ndërkombëtarët. Më shumë se protesta, Ramës i dhemb kur reagojnë gazetat, shtypi, ndërkombëtarët. Prandaj, duhet ta përdorim edhe këtë formë të rëndësishme. Duhet të bëjmë një përpjekje të madhe me ndërkombëtarët, sepse dënimi politik do të thotë që kjo drejtësi e re nuk funksionon ashtu siç duhet”, u shpreh ai.