Reagon sërish deputeti i Partisë Demokratike, Ervin Salinaji pas vendimit të Gjykatës së Apelit për dënimin e tij me 1 vit burg për kallëzim të rremë.

Në një postim në rrjetin social Facebook, demokrati shkruan se ky është një moment i vështirë për shtetin e së drejtës dhe demokracisë, ndërsa shton se kjo qeveri nuk mund të vendosë si rend heshtjen dhe mbylljen e gojës.

Ndër të tjera ai thekson se ‘denoncimi i krimit s’mund të jetë faj’.

Postimi i plotë i Salianjit:

Të dashur miq!

Jam mirënjohës pa fund nga mbështetja juaj, nga solidariteti me praninë, me telefonatat e mesazhet.
Ky është një moment i veshtirë për shtetin e së drejtës e sundimin e ligjit, për demokracinë, për të gjithë ata, mijëra burra e gra, të rinj e të reja me të cilet kemi bërë një udhëtim pa kushte në këto vite të veshtira të përballjes me qeverisjen e keqe, arbitrare, të dhunshme, të korruptuar, të lidhur me krimin.

Po duhet t’ju them se asgjë, asgjë nuk është mbyllur. Eshtë një përpjekje e ulët nën brez e tyre, që nuk do na ndalojë, nuk do na shkurajojë në perpjekjen tonë të madhe për një Shqipêri më të mirë.

Teksa sot po bëhen gati të zbatojnë urdhêrin e Edi Ramës, vendimin e tij për të më izoluar, dhe të çojnë deri në fund perndjekjen politike, ata kurrë nuk do ja dalin të vendosin si normë se denoncimi i krimit, qenka faj.
Nuk do ja dalin kurrë ta vendosin rend, heshtjen e mbylljen e gojës. Dhe për këtë garancia e madhe jeni ju, demokratët e guximshem, qytetarêt e lirë që më keni mbeshtetur në gjjthë këto vite.

E vërteta do na bêjê më tê mirê. Dhe e verteta që po sulmohet, po goditet, po burgoset sot është se Edi Rama është produkt i krimit i bandave.

Sepse bëri Ministër të Brendshëm hetuesin e komunizmit dhe lidhjen mes bandave dhe tij, sepse përdori çdo institucion për ta mbrojtur e manipuluar çështjen. Sepse korrupsioni është i shtrirë ngado. Sepse me para të pista e me banditë ai blen vota e ruan pushtetit.

E vërteta është se asnjë qeveri nuk ja del të qendrojë gjithnjë në këto themele të kalbura.

Të dashur miq!

Do të jemi bashkë çdo ditë dhe më të fortë. Do të jemi bashkë shumë shpejt e do punojmë me zemer e perkushtim për ta hequr këtë të keqe që i ka zënē rrugën vendit. Dhe do ja dalim.

Falenderime