Prokurori i Tiranës Bledar Valikaj u paraqit këtë të premte në ambientet e Prokurorisë së Posaçme.
Valikaj, i cili është bashkëshorti i socialistes Ermonela Felaj, ka qëndruar për më pak se një orë në ambientet e SPAK dhe më pas është larguar, pa dhënë asnjë koment për gazetarët.
Nuk dihen ende arsyet për të cilat prokurori është thirrur në SPAK.