Stacioni i Policisë Memaliaj arrestoi në flagrancë shtetasin N. M., 41 vjeç, banues në fshatin Vasjar, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj kunatës së tij.
-Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve arrestoi në flagrancë shtetasin Dh. P., 33 vjeç, banues në Përmet, pasi gjatë kontrollit fizik, shërbimet e Policisë i gjetën një sasi lënde narkotike kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.
Gjithashtu, referoi materialet në Prokurori ku nisi procedimi penal për shtetasin N. T., 22 vjeç, banues në Përmet, pasi gjatë kontrollit fizik iu gjet një sasi e vogël lënde narkotike cannabis sativa.
-Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin A. B., 41 vjeç, banues në Fier, pasi u konstatua në aksin rrugor “Tepelenë-Gjirokastër”, duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Komisariati i Policisë Përmet referoi materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi më datë 01.10.2024, në vendgrumbullimin e mbetjeve urbane, në fshatin Piskovë, aksidentalisht ka rënë zjarr dhe për pasojë janë djegur disa mbetje.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.