Reshjet e dendura të shiut kanë “goditur” një pjesë të madhe të vendit duke krijuar probleme në shumë qytetet.

Një prej tyre është edhe Lushnja, me situatën që nuk duket aspak e mirë.

Niveli i ujit ka arritur në disa pika deri në 40 cm, duke shkaktuar probleme dhe në qarkullimin e automjeteve, me disa prej tyre që kanë ngelur të bllokuara.

Rrugët e qytetit të Lushnjes pas reshjeve të dendura të shiut të rëna këtë mesditë kanë pasur prezencë uji në sipërfaqe.

Stuhia me reshje të intensitetit të lartë dhe me erëra të forta nuk ka krijuar probleme të theksuara deri për momentin kur vijojnë të bien reshje.

Si pasojë e këtyre reshjeve disa rrugë në qytet kanë pasur prezencë uji me disa centimetra. Këto janë reshjet e para të këtyre përmasave pas disa muajsh thatësire të theksuar.

Qarkullimi në qytet ka qënë i rënduar për shkak të prezencës së ujit në disa akse, sidomos në ato kryesore si bulevardi kryesor dhe disa segmente të tjera.

Si pasojë e reshjeve të dendura të shiut, dhjetëra mjete janë dëmtuar, pasi kanë djegur motor, kryesisht mjetet me benzinë.

VLORA

Si asnjëherë më parë e gjithë Vlora është nën pushtetin e ujit, pas reshjeve të dendura që përfshinë qytetin pas mesditës.

“Vlora është në kaos si asnjëherë tjetër,rruge e shtepi nen pushtetin e ujit

Reshjet e dendura të shiut kanë përfshirë gjithë vendin pasditen e sotme por situata më e rëndë është në qytetin e Vlorës ku kryetari i bashkisë ka kërkuar dhe ndihmën e ushtrisë.

22 familje janë evakuar pasi banesat e tyre u përmbytën nga uji, ndërsa janë shpëtuar 3 persona të cilët kanë qenë të bllokuar. 

Uji ka hyrë edhe në disa biznese e banesa duke shkaktuar përmbytje dhe dëme.

Reshjet e dendura të shiut kanë sjellë përmbytjet e disa akseve dhe kryqëzimeve në qytetin e Vlorës.  Në lagjen ‘Albano Romina’ zjarrfikëset i kanë ardhur në ndihmë një gruaje dhe një burri që ishin të bllokuar në një farmaci dhe makinë. 

Rruga “Hasan Kushta” rruga “Gjergj Araniti” aksi pranë Kishës Ortodokse dhe bibliotekës publike si dhe pjesë të bulevardit “Ismail Qemali”janë përmbytur nga ujërat e shumtë  ndërsa kanë sjellë probleme në lëvizjen e mjeteve. E përmbytur është dhe biblioteka e qytetit. Edhe Rruga lidhese e e autostradës Vlorë-FIER me Transballkaniken është përmbytur nga uji. 

VLORE SITUATA ALARMANTE