Një Aksident ka ndodhur pasditen e sotme, në autostradën Levan- Tepelenë, në vendin e quajtur Buzmadh në Fier.

Një furgon mallrash dhe një pasagjeresh janë përplasur më njëri-tjetrin dhe për pasojë janë lënduar 6 pasagjerë.

Në vendngjarje kanë mbërritur 3 autoambulanca që kanë transportuar të plagosurit në Spitalin Rajonal Fier, ndërsa mësohet se të gjithë të plagosurit sipas burimeve paraprake janë jashtë rrezikut për jetën.

Shkak i aksidentit dyshohet të jetë bërë lagështia në rrugë dhe shpejtësia tej normave. Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.

Në vendngjarje ndodhet policia dhe grupi hetimor të cilët po punojnë për zbardhjen e dinamikës së këtij aksidenti.