Të paktën 16 persona kanë vdekur pasi uragani Milton goditi Floridan, megjithëse numri i vdekjeve mund të rritet.

Më shumë se dy milionë shtëpi dhe biznese janë pa energji elektrike dhe mijëra njerëz janë shpëtuar nga zonat e përmbytura.

Zyrtarët po paralajmërojnë përmbytje të tjera në ditët në vijim. Disa banorë të Floridës të detyruar të braktisin shtëpitë e tyre janë kthyer duke i gjetur ato të shkatërruara ose të përmbytura keq.

Në foto janë disa pamje të kapura me dron nga BBC, në një nga zonat më të goditura St. Lucie, Palm Beach Gardens.