Një aksident i ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në aksin rrugor Levan-Pishporo, në vendin e quajtur Qarr.

Dy makina kanë marrë përpara dhjetëra krerë bagëti.

Çoban mësohet se ka deklaruar se kanë qenë dy makina me shpejtësi që po parakalonin njëra-tjetrën, ato që shkaktuan aksidentin.

“Po fusja bagëtinë brenda portës. Po vinin 2 makina u dola para t’i ndaloja, nuk ndalonin, po parakalonin njëri-tjetrin, u shmanga mos më vrisnin mua dhe më përplasën delet. Më kanë vrarë 40 krerë deri tani. Llogariten rreth 10 milionë lekë dëm. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 6″, shprehet ai.