“Kemi një plan, po kështu mbështetemi te miqtë dhe partnerët tanë për të na ndihmuar, jo vetëm politikisht ku për fat të mirë kemi mbështetje, por edhe teknikisht. Kemi nevojë për dije dhe mbështetje, Jam besimplotë se për sa na takon ne, do të përbushim standardet, një koncept që hyri sot në jetën time dhe do të më përsekutojë në pjesën tjetër të kësaj dekade. Me shpresë do dëgjojmë që kemi përmbushur këto standard të ndërmjetme.

Për ne është e rëndësishme ta bëjmë Shqipërinë si një shtet anëtar dhe kjo është gjëja më e rëndësishme. Nuk duam që Shqipëria të largohet të marrë çantën dhe të vijë në Bruksel, por BE të vijë në Shqipëri. Ai tha në Shqipëri kemi nisur të ndërtojmë Evropën, dhe kjo është ajo që duam të bëjmë”-u shpreh Rama.