Një 54-vjeçar shqiptar është vënë në pranga pasi u kap me një ngarkesë të madhe lënde narkotike në makinën e tij, të cilën po e transportonte me një taksi të një shtetasi grek.

Mediat helene bëjnë me dije se shqiptari, i cili ishte në kërkim prej 6 vitesh ishte, se ai u ndalua u ndalua nga oficerët e policisë së Drogës së Igumenicës dhe Kufirit Filiaton.

Reparti i rojes dhe qentë antidrogë që kishin me vete nuk e patën të vështirë të gjenin 72 pako me kanabis të papërpunuar me peshë totale 81 kilogramë e 704 gramë që ishin ngarkuar në të.

Pas arrestimit të tij, u sekuestrua taksia dhe shuma totale prej 4370 euro.