Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi e cilësoi rrëmbim arrestimin e sotëm të presidentit të PL, Ilir Meta.

Në një konferencë të jashtëzakonshme për mediat Blushi deklaroi se policët që morën pjesë në aksion tani e kanë personale me të gjithë qytetarët e Shqipërisë.Ndërkohë Blushi paralajmëroi mazhorancën se që nga ky moment do të ketë përballë gjithë opozitën.

Jemi këtu për të dënuar me ashpërsinë më të madhe këtë akt terrorist të konsumuar nga Bin Laden ën krye të SPAK, i njohur ndryshe si Dum Dumani, që sot em kriminelët nën uniformë të narkopolicisë kryen një nga krimet më të aopshembuyllta të Republikës së Shqipërisë, duke rrëmbyer ish-kryeministrin, ish-kryetarin e Kuvendit dhe ish-Presidentin Ilir Meta. Edhe pse me imunitet dhe gjoja në mbrojtje dhe nga Garda e Republikës, u rrëmbye sot nga dhjetra kriminelë me uniformë, të cilët i paralajmëroi, nga sot e keni personale me gjithë shqiptarët e ndershëm, pasi morën një detyrë që vetëm banditë dhe kriminelë mund ta bëjnë. Më e rëndë akoma është dhuan që këta terroristë ushtruan sot ndaj ish-Presidentit të Republikës, duke kënaqur egon e kryemafiozit Edi Kristaq Rama, i faktuar si kryeministri i vetëm në botë i cili ka pritur në zyrën e tij përfaqësuesit më të lartë të krimit të organizuar. Akti i sotëm nuk është gjë tjetër veçse një shpallje lufte ndaj opozitës, e cila që nga dita e sotme ka dy nga drejtuesit e saj të izoluar. Do të marrin pa mëshirë përgjigjen e popullit opozitar dhe të shqiptarëve të ndershëm”, tha Blushi.