Bëhet me dije se ish-presidenti i Republikës do të jetë sot në seancë për masën e sigurisë.

Në Gjykatën e Posaçme do të mbahet seancë edhe në lidhje me rivlerësimin e masës së sigurisë ndaj deputetes së PL, Monika Kryemadhi.

Në dosjen hetimore të SPAK prej 176 faqesh që çoi në pranga ish-Presidentin Meta dhe vuri në akuzë 3 të tjerë, Prokuroria e Posaçme shprehet se janë vërtetuar veprat penale korrupsion, pastrim parash dhe mosdeklarim pasurie në disa raste. Së pari, për marrëveshjen e CEZ me DIA, SPAK thotë se ka administruar prova se Meta në kohën që ka qenë ministër i Ekonomisë dhe Energjetikës ka përfituar para në formën e korrupsionit nga biznesmeni Kastriot Ismailaj, në cilësinë e administratorit të kompanisë DIA.