Rayo Vallecano dhe Mallorca luajnë për raundin e tetë në La Liga. Në Vallcas, pjesa e parë mes tyre u mbyll 1-1, teksa për miqtë nga Palma de Mallorca barazoi Vedat Muriqi. “Pirati” shkoi sërish te goli për ishullorët, duke gjetur rrjetën e katërt këtë sezon.

Duhej minuta e 44-t e ndeshjes që sulmuesi dardan të shënonte pas asistit të Prats. Një goditje dënimi dhe krosimi në zonë ka bërë që Vedati të ishte me fat dhe mos e kishte të vështirë të ndalte topin në rrjetë.

Pasi i shënoi Barcelonës pak ditë më parë, Muriqi tanimë shkon në kuotën e katër golave këtë sezon. Veç saj, sipas OPTA, Muriqi është lojtari i vetëm që i ka shënuar në katër ndeshjet Rayo Vallecanos, po në kaq përballje në La Liga (4 gola), duke qenë “preja” e tij e preferuar.