Vetëm 22 minuta diskutim. Mes zhurmuesve dhe bllokimit të foltores, përfundon seanca plenare.
Seanca plenare e kësaj të hëne ka nisur me tensione.
Deputetët e papërjashtuar të opozitës kanë bllokuar foltoren, ndërsa mbajnë pankarta në duar.
Seancën e drejton nënkryetari Kuvendit, Bledi Çuçi, pasi kryetarja Elisa Spiropali ndodhet për vizitë në Vatikan.