France Football” dorëzon sot trofeun e “Topit të Artë”, për herë të parë në bashkëpunim me UEFA-n, në ceremoninë që zhvillohet si zakonisht në kryeqytetin e Francës, Paris.

Lista me 30 lojtarët pretendent është bërë publike prej kohësh, teksa ka nisur publikimi i emrave që nisin renditjen nga fundi.

Reali ka zgjedhur ta bojkotojë këtë ceremoni pasi është mësuar lajmi se Vinicius Junior nuk do ta fitojë Topin e Artë, me çmimin e lavdishëm që pritet t’i shkojë spanjollit Rodri. Megjithate Real Madrid fitoi çmimin “Klubi më i Mirë i Meshkujve”.