Nga sheshi “Shqiponja” Noka tha se Surreli do jetë destinacioni dhe se nuk do ketë narkopolici që do e mbrojë Surrelin nga revolta qytetare.

Ndërkohë gazetari i News 24 Osman Stafa raporton se ka përplasje mes policisë dhe protestuesve, pasi policia kërkon që të hapen rrugët para orës 20:00.

Flamur Noka: Akti i revoltës së mosbindjes civile është i gjithi paqësor.
Ja ku e keni fytyra e policisë sot nuk është fytyrea e policisë së shtetit, por është narkopolicia e pushtetit. Të gjithë këta të veshur me uniformë përfaqësojnë interesat e bandave, sepse drejtuesi i tyre që i ka urdhëruar është emërtesë i krijimit të organizuar.

Është rast unik në botë që krimi i organizuar emërton drejtuesin e policisë.
Sikundër nipi i Spiro Kolekës dhe nipi i Enver Hoxhës kërkojnë të provokojnë qytetarët.
Po ua them këtu me shumë seriozitet, Surreli do jetë destinacioni dhe nuk do ketë narkopolici që do e mbrojë Surrelin nga revolta qytetare.
Ne nuk tërhiqemi! Nuk ka tërheqje, ka vetëm një gjë, strukje të drejtuesve të policisë