Një 35-vjeçare shqiptare në Greqi, ka rënë pre e mashtrimit nga një person ende i paidentifikuar. Ai e ka telefonuar dhe i është prezantuar si kontabilist, por përmes mashtrimit ka arritur që t’i marrë 9 mijë euro nga llogaria bankare, sipas mediave helene,

35-vjeçarja, e cila jeton në Rodos prej disa vitesh ra pre e mashtrimit nga një i panjohur, i cili e telefonoi nga një numër grek.

Sipas dëshmisë së gruas, personi në fjalë i është prezantuar si kontabilist. Ai e ka bindur shqiptaren se i takonte kompensim por për pagesën duhej të ndiqte një procedurë me të cilën do të merrej ai.

Pa dyshuar se kishte të bënte më një mashtrues, 35-vjeçarja ndoqi udhëzimet e tij dhe pa dashur i dha akses në llogarinë bankare. Më vonë, shqiptarja zbuloi se tre transferta të shumave prej 2998, 2990 dhe 2980 euro i kishte bërë në të njëjtin numër llogarie në një bankë tjetër.

https://www.protothema.gr/https://www.protothema.gr/greece/article/1418600/apati-me-to-market-pass-se-varos-allodapis-sti-rodo-tis-piran-peripou-9000-euro/