Kryeministri Edi Rama po mban sot takimin me shqiptarët që jetojnë dhe punojnë në Selanik.

Rama komentoi pritjen me protestë nga një grup personash që sipas tij janë të frymëzuar nga i ashtuquajtur VorioEpir.

Rama tha se ka pasur edhe kërcënime këto ditë, por që i krijojnë vetëm ndjesi keqardhje duke shtuar se termi VorioEpir ka vdekur.

Edi Rama: Të organizuar në një protestë të ardhjes time për të takuar me ju me fletushka qesharake të frymëzuara nga i ashtuquajtur  VorioEpir, që kanë bërë kërcime këto ditë ndaj meje që më krijojnë vetëm keqardhje. VorioEpir është term i vdekur me kohë dhe vakt, ka vdekur bashkë me çdo ëndërr të qarqeve të individëve të dalë boje këtyre anëve. Kush e përdor këtë term kur flet për jugun e Shqipërisë tregon dritëshkurtësi për të jetuar në shekullin 21. Janë fosile për gjynah