Gjatë muajit tetor, Policia e Shtetit, nëpërmjet zbatimit të planeve të masave, garantoi mbarëvajtjen e vizitës së presidentit të Turqisë, në Tiranë, të Maratonës së Tiranës, si dhe të disa tubimeve.

✅80 operacione u finalizuan në të gjithë vendin ku u goditën veprimtari kriminale në fusha të ndryshme.

✅675 shtetas u vunë në pranga, nga të cilët 32 në kërkim kombëtar dhe 8 në kërkim ndërkombëtar falë dhe bashkëpunimit me partnerët.

-✅Ndërhyrja profesionale e shërbimeve të Policisë, në bazë të inteligjencës policore, çoi në pranga 5 shtetas që qarkullonin të armatosur me armë zjarri.

✅Si rezultat i veprimeve hetimore profesionale u zbardhën 2 raste të vjedhjes së parave në një market dhe në një automjet (taksi), një tentativë vrasjeje në Elbasan dhe një aksident me pasojë vdekjen në Korçë.

✅Në fushën e narkotikëve, janë zhvilluar 25 operacione, gjatë të cilave u zbuluan ambiente të mbyllura të përshtatura për kultivimin e bimëve narkotike, tharjen e tyre dhe përgatitjen e lëndës narkotike për shitje. Gjithashtu, u goditën grupe që ushtronin veprimtarinë kriminale të shitjes së kokainës dhe të kanabisit, në lokale dhe në ambiente të ndryshme.

✅Janë finalizuar 12 operacione për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e krimeve ekonomiko-financiare

✅Për goditën veprimtarinë kriminale të transportimit të emigrantëve, kundrejt pagesave për të kaluar ilegalisht kufirin me destinacion vendet e BE-së janë finalizuar 3 operacione.

✅ U zbardhën 23 raste të vjedhjeve në banesa dhe në ambiente të tjera, si rezultat i hetimeve të kryera dhe i bashkëpunimit me qytetarët.

✅ Janë trajtuar ligjërisht 75 raste të dhunës në familje.

✅ Është reaguar shpejt në bashkëpunim me shërbimet zjarrfikëse për 10 raste zjarresh.

✅12 turistëve që ishin bllokuar në zona të vështira, në vende turistike në qarkun Vlorë dhe në Theth, iu është dhënë ndihmë nga punonjësit e Policisë.

🚓👮🏻️👮🏻Policia Rrugore ka vijuar kontrollet dhe monitorimet intensive, në të gjitha akset e vendit, duke përdorur mjetet logjistike inteligjente që ka në dispozicion, me qëllim parandalimin e aksidenteve rrugore dhe lëvizjen e lehtësuar të përdoruesve të rrugës.

Si rezultat i kontrolleve:

✅ Janë vënë në pranga 173 drejtues mjetesh, nga të cilët 97 për drejtim të mjetit në gjendje të dehur dhe 76 për drejtim të mjetit pa leje drejtimi.

✅ Si rezultat i monitorimit të qarkullimit me mjetet inteligjente shpejtësimatës janë vendosur 3600 masa administrative për shpejtësi tej normave të lejuara, që kanë masë plotësuese pezullimin e lejes së drejtimit dhe zbritjen e pikëve nga leja e drejtimit.

Gjithashtu janë pezulluar 60 leje drejtimi, për drejtim mjeti në efektin e pijeve alkoolike dhe 287 për shkelje të tjera të Kodit Rrugor.

🛬🛳️🚗Policia Kufitare ka qenë tërësisht e fokusuar për të ofruar shërbim cilësor, të shpejtë dhe etik, për qytetarët në hyrje/dalje, në të gjitha pkk-të, për të garantuar qarkullimin e lirë dhe të sigurtë të shtetasve, mallrave dhe shërbimeve, si dhe për të parandaluar dhe goditur krimet kufitare.

Si rezultat i punës dhe angazhimit për përmbushjen e këtyre prioriteteve, janë goditur 53 raste të kalimit të paligjshëm të kufijve, 16 raste të përdorimit të dokumenteve false për të kaluar kufijtë, 8 raste të trafikimit të mjeteve motorike, 8 raste të mosdeklarimit të parave në kufi dhe 3 raste të kontrabandës së mallrave.

Policia e Shtetit do të vijojë kontrollet në të gjithë vendin, bashkëpunimin me qytetarët dhe partneritetin me agjencitë ligjzbatuese brenda dhe jashtë vendit, për të goditur veprimtaritë kriminale dhe për të nxjerrë përpara drejtësisë, autorët.

Ftojmë qytetarët që të denoncojë në njësitë fizike të Policisë ose në numrin pa pagesë 112, çdo paligjshmëri që has, si dhe të telefonojë për ndihmë në çdo rast nevoje.