Donald Trump bëri fjalimin e tij të fitores në Florida, ku i entuziazmuar falenderoi amerikanët që e votuan.

Ai i premtoi shtetasve të SHBA-së për një punë të jashtëzakonshme, deri në arritjet më të mira për vendin që ai do të drejtojë.

Ndër të tjera Trump e konsideroi këtë fitore një arritje e madhe, sidomos për votat që mori në shtetet kritike, të dyjëzuara mes atij dhe rivales Kamala Harris.

“Ne kemi arritur nivelet më të jashtëzakonshme politike, a nuk është një çmenduri. Vendi ynë nuk e ka parë më parë një gjë të tillë, falenderoj amerikanët, që zgjodhët presidentin e 47 dhe 48 do të luftoj për të ardhme tuaja. Çdo ditë do të luftoj për ju. Nuk do të pushoj derisa të kemi tejçuar Amerikën në prosperitet, atë që e meritoni.

Kjo është një fitore e jashtëzakonshme që do të na lejojë ta bëjmë Amerikën të jashtëzakonshme sërish. Kemi fituar shtetet e fushëbetejës, tani jemi duke fituar në vendet e tjera kritike. Na bën edhe ne të kemi… nuk kishte rrugë tjetër drejt fitores. Kemi fituar votën popullore, është e jashtëzakonshme”, tha Trump.