Presidenti Joe Biden foli nga Kopshti i Trëndafilave në Shtëpinë e Bardhë pas fitores së Donald Trump në zgjedhje.

Fjalimi vjen pasi nënpresidentja Kamala Harris pranoi zgjedhjet të mërkurën, gjë të cilën e bëri edhe Presidenti aktual në fjalimin e tij.

Unë e di që për disa njerëz është koha për fitore. Për të tjerët, është një kohë humbjeje. Fushatat janë gara, vizionesh konkurruese. Vendi zgjedh njërën ose tjetrën, ne e pranojmë zgjedhjen që bëri vendi”, tha Biden.

Presidenti bëri thirrje mbështetësve të tij të mos dorëzohen, ndërsa deklaroi se edhe pse humbën betejën, “Amerika e ëndrrave tuaja po ju bën thirrje të ngriheni sërish”.

“Nuk mund ta duash vendin tënd vetëm kur fiton. Nuk mund ta duash fqinjin tënd vetëm kur je dakord. Diçka që unë mendoj se ju mund të bëni pavarësisht se për kë keni votuar është ta shihni njëri-tjetrin jo si kundërshtarë, por si amerikanë të bashkuar. Ne po lëmë pas ekonominë më të fortë në botë. Tani kemi 74 ditë për të mbaruar mandatin, mandatin tonë, le t’i numërojmë çdo ditë”, tha Biden.