Pas identifikimit të 7 rasteve të prekura nga sëmundja e zgjebes në Pogradec, 3 prej të cilëve banorë të Korçës që frekuentonin shkollën në qytetin e Pogradecit, Shërbimi Epidemiologjik ka nisur kontrollet në institucionet arsimore me qëllim identifikimin dhe parandalimin e përhapjes së sëmundjes infektive. 

Verifikimet e deritanishme nga grupet e punës nuk kanë zbuluar raste të reja ndërsa tre nxënësit e infektuar po marrin trajtimin e duhur mjekësor dhe janë izoluar në banesat e tyre për të shmangur përhapjen e zgjebes.

Sipas mjekëve rastet e infeksionit të zgjebes në Shqipëri shfaqen herë pas here por ato mbeten sporadike dhe e rëndësishme është që të marrin mjekimin e duhur dhe të ndiqen protokollet e nevojshme mjekësore.