Ish-ministri Edmond Haxhinasto qëndroi për katër orë në SPAK, ku tha se erdhi si dëshmitar për disa çështje.

Ai u pyet nga hetuesit e BKH-së, por për gazetarët refuzoi të tregonte çështjet për të cilat dëshmoi.

Sipas burimeve, Haxhinasto është pyetur për dosjen ndaj Ilir Metës në cilësinë e personit që ka dijeni.

I pyetur nga mediat pasi doli nga SPAK, Haxhinasto tha se ishte pyetur si dëshmitar.

“Kam dhënë deponimet e mia aty ku duhet”, duke mos dhënë detaje të tjera.

Haxhinasto ka mbajtur pozitat e Sekretarit për Marrëdhënie Ndërkombëtare, kryetarit të Komitetit Drejtues dhe zv.kryetarit të Lëvizjes Socialiste për Integrim (LSI).

Në qeverinë e koalicionit PD-LSI gjatë periudhës 2009-2013, ai ka mbajtur postet e zv.ministrit të Transporteve, ministrit të Jashtëm dhe ministrit të Ekonomisë, Tregtisë dhe Energjisë.