Qyteti i Korçës është mbuluar mëngjesin e sotëm nga një shtresë e lehtë dëbore. Dëbora ka rënë gjatë natës.

Në zonat kodrinore të qytetit ka rënë deri në 1 cm dëborë kurse në zonat mbi 1 mijë metra deri në 5 cm. Deri tani nuk raportohen probleme me rrugët nacionale dhe rurale.

Në Dardhë trashësia maksimale e dëborës 10 cm.

Në Voskopojë ka rënë 5 cm dëborë.  Më pak ka pasur në Qafën e Qarrit dhe në segmentin Zëmblak-Goricë.  Sipas informacioneve nuk ka probleme në rrugë