Shqipëria u rrëzua në Ligën C pas disfatës 1-2 në shtëpi përballë Ukrainës, duke humbur shansin e vogël për të siguruar një vend në fazën “play-off” të Botërorit.

Gjithsesi ky rezultat nuk ndryshon asgjë për sa i përket vazos ku Shqipëria do të jetë në shortin e Kualifikueseve të Botërorit.

Kuqezinjtë do të vendosen në vazon e tretë, duke shmangur përballjet me skuadrat si: Skocia, Sllovenia, Irlanda, Maqedonia e Veriut, Gjeorgjia, Finlanda, Islanda, Irlanda e Veriut, Mali i Zi, Bosnja & Hercegovina dhe Izraeli. Nga ana tjetër Kosova do të vendoset në vazon e katërt.

Shorti do të hidhet më 13 dhjetor, ku do të jenë 12 grupe 6 me pesë ekipe dhe 6 me katër, ku nga çdo grup, vendi i parë do të shkojë automatikisht në Botëror, teksa sfidat do të nisin të luhen që nga marsi i vitit të ardhshëm.